DYLON

Kompania TELKOS ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me FShS në UKZ

Kompania TELKOS ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me FShS në UKZ
Avatar photo Redaksia

Fakulteti i Shkencave Sociale në Universitetin Publik “Kadri Zeka” në Gjilan ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me Kompaninë TELKOS, duke formalizuar një partneritet të rëndësishëm dhe tashmë të dëshmuar ndërmjet institucionit akademik dhe sektorit privat.

Kompania TELKOS, një ndër bizneset më serioze dhe më të suksesshme në vend, muaj më parë ka realizuar një investim të rëndësishëm në Universitetin tonë përmes financimit të Laboratorit të Shkencave Sociale, duke krijuar kushte moderne për zhvillimin e aktiviteteve akademike, hulumtuese dhe praktike për studentët.

EkoHigjiena

Nënshkrimi i kësaj marrëveshjeje bashkëpunimi përforcon më tej lidhjen ndërmjet Fakultetit dhe Kompanisë, duke hapur rrugë për angazhimin e studentëve në praktika profesionale, projekte të përbashkëta, trajnime dhe aktivitete të tjera që ndërlidhin teorinë me praktikën.

Gjatë takimeve të zhvilluara, Dekani i Fakultetit të Shkencave Sociale, Prof. Asoc. Dr. Selim Daku, ka vlerësuar lart kontributin e Kompanisë TELKOS, duke e cilësuar atë si një partner strategjik dhe model bashkëpunimi ndërmjet universitetit dhe biznesit. Ai theksoi se investime të tilla ndikojnë drejtpërdrejt në ngritjen e cilësisë së mësimdhënies dhe përgatitjen profesionale të studentëve. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.