• INFO+
  • POLITIKË
  • NACIONALE
  • POLICIA
  • OP/ED
  • SPORT
  • ART/KULT
  • SHNETA
  • TJERA+
    • LUGINA
    • GJYKATË/PROKURORI
    • N'RRJET
    • RROTULL
    • MAGAZINA
    • PROMO
    • 2LTV
    • NJOFTIME/SHPALLJE
Nacionale

Kompania kanadeze interesohet për zinkun e Kosovës

Redaksia 2LONLINE 23 Prill, 2018 2 min
 Kompania kanadeze interesohet për zinkun e Kosovës

Zv. kryeministri i Kosovës Dardan Gashi, i cili njëherësh është edhe ministër i Diasporës dhe Investimeve Strategjike, priti një delegacion të kompanisë Trevali, kompani kjo e fokusuar në sektorin e minierave në veçanti atë të zinkut.

Në prezantimin e kësaj kompanie, Mark Cruise, që është president dhe CEO i kompanisë, tregoi për operacionet të cilat momentalisht i kanë në Kanada dhe Afrikë, ndërsa tash janë të interesuar në sektorin e minierave të Kosovës.

“Nga prezantimet të cilat i pamë në Konventën e PDAC ku ju ishit prezent në Toronto, u interesuam për këtë sektor në Kosovë, dhe si prodhuesi i 8 më i madhi në botë i zinkut, ne jemi specializuar në minierat e vjetra të cilat i kemi revitalizuar dhe i ke mi bërë të leverdishme .Nga kjo, buxheti ynë i përgjithshëm e tejkalon shifrën e 1 miliardë dollarësh”, tha Cruise.

Zv. kryeministri Dardan Gashi, i informoi delegacionin nga Kanadaja për ndryshimet të cilat do ti bëhen Ligjit për investime strategjike në sektorin e minierave ashtu që ai të jetë akoma më i mirë për kompanitë e mëdha që vijnë në Kosovë me projekte serioze.

“Ne jemi duke e përmirësuar legjislacionin. Tani në sektorin e minierave do të kemi atë që quhet one stop shop, ndërsa për kompanitë të cilat kualifikohen si investitor strategjik me ndryshimet e ligjit do ti heqim edhe disa barriera shtesë për ta bërë procesin akoma më të lehtë dhe më të favorshëm”, tha Gashi.

Gjatë ditës së sotme dhe të nesërme, delegacioni që po shoqërohet edhe nga zyrtarë të qeverisë kanadeze do të vizitojë minierat në Kishnicë, Hajvali dhe Artanë për tu njoftuar nga së afërmi me mundësitë për investime siç thanë ata afatgjate dhe qindra milionëshe.

Etiketa:diaspora Gashi kanadaja kanadeze kompania zinku
Previous post
Next post
Lajmet e fundit
Gjykatë/Prokurori

Prokuroria Themelore në Ferizaj vazhdon edhe sot aksionin në zonën e Brezovicës

9 Gusht, 2022
Info+

Kërkohet përfundimi sa më parë i shkollës në Pozheran dhe ndërtimi i

9 Gusht, 2022
Politikë

LDK: Gjendja e rënduar higjienike në DKA, kërcënim serioz për shëndetin e

9 Gusht, 2022
Nacionale

Sot moti parashihet të jetë me reshje shiu

9 Gusht, 2022
Lajme të ngjashme

Komuna e Vitisë vazhdon aktivitetet për nderë të “Ditët e Diasporës”

3 Gusht, 2022

Kamenicë: Në turneun e shahut “Diaspora 2022” morën pjesë shahistë nga mbarë Kosova

25 Korrik, 2022

Diaspora, midis shpresës për vizitë në Gjilan dhe kufizimeve Covid-19

18 Dhjetor, 2021

Kanadaja së shpejti partneri ynë bilateral i radhës

20 Nëntor, 2021

Sot përfundon afati për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës

18 Gusht, 2021

Nga sot mërgimtarët mund të investojnë në Bonot e Diasporës

21 Korrik, 2021

Rr. Ahmet Gashi p.n. Gjilan, 60000, Kosovë

+383 44 177 281

[email protected]
[email protected]

Kontakti
Raporto
Media Sociale
Numra me rëndësi
Harta e faqes
Shkruaj për 2LONLINE
Fillimi
Info+
Politikë
Nacionale
Policia
Op/Ed
Sport
Art/Kult
Shneta
Lugina
Gjykatë/Prokurori
N'rrjet
Rrotull
2LTV
Njoftime/Shpallje
Magazina
Promo

Ky portal mirëmbahet nga N.SH. 2lonline.com. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin paraprak nga 2lonline.com. Për shfrytëzimin e materialit të këtij portali, obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

Kushtet e përdorimit
Politikat e privatësisë
Impresum
Marketingu
2010 - 2022. Të gjitha të drejtat e rezervuara | 2lonline.com