DYLON

Kompania “Global Consulting & Development Associates” ka fituar çmimin “Maja e Suksesit”

Kompania “Global Consulting & Development Associates” ka fituar çmimin “Maja e Suksesit”
Avatar photo Redaksia

Në një ndër ngjarjet më prestigjioze të botës së biznesit, Kompania Global Consulting & Development Associates nga Gjilani i Kosovës me pronar Avokatin Arsim Vranovci është shpallur si kompania më e mirë në Evropë ku ka marrë çmimin “Maja e Suksesit (Peak of Success)” në eventin Bizz Europe të organizuar nga World Business Confederation në Lisbonë të Portugalisë.

Vranovci thekson se ky është një sukses i jashtëzakonshëm për kompaninë dhe një krenari për të gjithë qytetarët e Kosovës.

EkoHigjiena

Eventi Bizz Europe është një platformë e njohur ndërkombëtare ku kompanitë më të suksesshme prezantohen dhe vlerësohen për kontributin e tyre në fushën e biznesit dhe inovacionit.

Kompania Global Consulting & Development Associates ka fituar çmimin “Maja e Suksesit (Peak of Success)” në ceremoninë e organizuar në Lisbonë për performancën e saj të jashtëzakonshme dhe ndikimin që ka pasur në industrinë dhe tregun e saj.

Sipas Arsim Vranovcit, ky është një dëshmi e qartë e aftësive dhe përkushtimit të ekipit të kompanisë, si dhe një vlerësim i arritjeve të tyre të jashtëzakonshme në përmirësimin e shërbimeve dhe ndërhyrjeve inovative në treg.

Vranovci thotë se ky triumf i Kompanisë Global Consulting & Development Associates nuk është vetëm një fitore për kompaninë dhe për Kosovën, por edhe një shembull frymëzues për të gjithë ata që besojnë në fuqinë e ndërmarrësisë dhe aftësinë për të ndryshuar botën përmes vizionit dhe punës së palodhshme dhe se madhështia nuk njeh kufij.

“Jam i lumtur dhe krenar për çmimin e marrë dhe këtë çmim ia dedikoj qytetit tim – Gjilanit, familjes time dhe të gjithë stafit të kompanisë Global Consulting & Development Associates”, u shpreh avokati Arsim Vranovci.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.