Me rastin e festës së Fitër Bajramit, kompania “Euro Fisi” në Radivojc, ka ndihmuar familjet skamnore të komunës së Vitisë , me gjëra ushqimore.
Përfaqësuesi I kompanisë i ka dorëzuar Drejtorisë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale Basri Aliut, ndihmat në fjalë në mënyrë që përmes kësaj drejtorie të i ndahen familjeve në nevojë.
Ndihmat humanitare në gjera ushqimore që do tu ndahen familjeve janë miell, vaj, oriz, makarona, lëngje dhe artikuj të tjerë ushqimor.