DYLON

Kompania e Materieve të Rrezikshme përfundon trajnimin për pajisjet e pastrimit të ujit të kontaminuar

Kompania e Materieve të Rrezikshme përfundon trajnimin për pajisjet e pastrimit të ujit të kontaminuar
Avatar photo Redaksia

Kompania e Materieve të Rrezikshme përfundon trajnimin për pajisjet e pastrimit të ujit të kontaminuar.

Pajisja për pastrimin e ujit (WTC-3000 GT) është e dizajnuar për trajtim dhe shpërndarje të ujit në rast të kontaminimit të tij nga ndonjë fatkeqësi natyrore apo njerëzore, me ç’rast uji kontaminohet dhe nuk është i sigurt për përdorim.

EkoHigjiena

Kjo pajisje ka kapacitet të bëj trajtimin e ujit deri në 3000 litra në orë, njofton FSK.

WTC-3000 GT funksionon duke aplikuar presion të lartë mbi ujin e kontaminuar, i cili kalon nëpër membrana selektive përmes procesit të osmozës reverse.

Këto membrana lejojnë vetëm molekulat e ujit të depërtojnë, ndërsa bllokojnë kripërat, metalet dhe ndotësit e tjerë, duke siguruar prodhim të ujit të pastër dhe të sigurt, njofton FSK. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.