DYLON

Kompania angleze fillon shitjen e biletave për ndeshjen Kosovë – Angli

Kompania angleze fillon shitjen e biletave për ndeshjen Kosovë – Angli
Avatar photo Elife Sherifi

Një ndër kompanintë më të njohura për të siguruar biletat për ndeshje futbolli është “Live Football Tickets”.

Ajo ka hedhur në shitje biletat për ndeshjen Kosovë – Angli që zhvillohet muajin e ardhshëm në Prishtinë.

Çmimet e biletave fillojnë nga 290 euro apo 250 funta, ndërsa sasia maksimale e biletave që mund të porositësh është 10.

EkoHigjiena

Për të rezeruar një biletë nevojitet kredit kartelë valide.

Ndryshe, Federata e Futbollit të Kosovës ende nuk e ka njoftuar zyrtarisht Federatën e Futbollit të Anglisë se sa bileta do t’ua ndajë tifozëve anglezë.