Komiteti përkatës vlerëson aktivitetet kulturore

Komiteti përkatës vlerëson aktivitetet kulturore

Komiteti për Kulturë, Rini dhe Sport, sot ka mbajtur takimin e radhës ku ka shqyrtuar një sërë çështjesh si: Raporti i manifestimit mbarëkombëtar “Flaka e Janarit” 2017 e cila nga anëtarët e komitetit është diskutuar duke zgjuar një interesim deri në detaje për gjithë ecurinë e manifestimit.

Kryesuesja e këtij Komiteti Shpresa Kurteshi ka thënë se “Flaka e Janarit”, padyshim është një ndër aktivitetet më të mëdha kulturore, në nivelin mbarëkombëtar, si e tillë ajo shënohet për nderë të të gjithë heronjve, të rënëve dhe gjithë aktivistëve që u angazhuan për realizimin e aspiratave tona kombëtare.

“Krahas shumës financiare që e ka pas në dispozicion, Flaka e Janarit, ka arritur që të ruaj vlerën, madhështinë dhe ka mbajtur të zgjuar interesimin e qytetarëve për secilën fushë artistike. Gjithashtu, vlerësojmë mbështetjen financiare të ardhur nga sponsorët, por kërkojmë që në të ardhmen, ky manifestim të mbështetet dhe më shumë, pasi që, mjetet financiare që kërkohen për ta realizuar “Flakën e Janarit” në mënyrën më të mirë të mundshme, Komuna e Gjilanit, e vetme vështirë mund t’i përballojë”, ka thënë Kurteshi.

Ajo bëri të ditur se raporti është miratuar, me vërejtje, janë kërkuar disa informacione shtesë për KPF-në dhe Kuvendin Komunal të Gjilanit.

Gjithashtu, komiteti i ka rekomanduar KPF-se edhe Propozim Vendimin për ndarjen e mjeteve financiare për subvencionimin e angazhimit të stafit teknik dhe aktivitet socio-kulturore në Teatrin e Qytetit të Gjilanit, ndërsa Planin e punës së NJKRS-së, e ka rikthyer me kërkesë për disa plotësime, për ta diskutuar në një nga mbledhjet e radhës.

Komiteti ka diskutuar dhe një çështje tjera si: Informatën mbi aktivitetet për nderë të Ditës së Pavarësisë së Kosovës, përgatitjet për manifestimin “Beteja e Zhegocit” etj.

KOMENTE