DYLON

Komiteti për Politikë e Financa mbajti mbledhjen e nëntë të rregullt

Komiteti për Politikë e Financa mbajti mbledhjen e nëntë të rregullt
Avatar photo Redaksia

Fillimisht kryesuesi i Kuvendit komunal të Vitisë, Naim Pira i ka njoftuar anëtarët e KPF-së, për aktet ligjore të cilat i ka nxjerrë Kuvendit Komunal i Vitisë, në mbledhjen e fundit dhe theksoj se ata akoma nuk kanë marrë konfirmim të ligjshmërisë nga Departamenti Ligjor i MAPL-së.

Megjithatë ai potencoi se aktet të cilët janë nxjerrë nga mbledhja e kaluar e KK-së, janë të ligjshme pasi kanë kaluar afatin ligjor prej 15 ditësh. Gjatë këtij takimi u diskutuan dhe u votuan me shumicë votash këto pika:

Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit nga mbledhja e tetë e KPF-së.

EkoHigjiena

Propozim për shqyrtimin dhe miratimin e propozim rregullore për palestrën sportive.

Propozim për shqyrtimin dhe miratimin e propozim vendimit për shpalljen në diskutim publik të Draft Strategjisë Komunale kundër Dhunës në Familje dhe Planit të Veprimit 2019-2023 .

Ndërkaq pas diskutimit anëtarët u pajtuan që Propozim Rregullorja për mënyrën e menaxhimit dhe kushtet e shfrytëzimit të objekteve sportive publike, të shtyhet për në një takim tjetër dhe atë pas plotësimit të sugjerimeve të cilat i dhanë anëtarët e KPF-së. Ndërkaq gjithashtu në këtë takim u dha edhe një Informatë mbi të mbjellurat vjeshtore.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.