DYLON

Komiteti për Politikë e Financa mbajti mbledhjen e dytë të rregullt

Komiteti për Politikë e Financa mbajti mbledhjen e dytë të rregullt
Avatar photo Redaksia

Është mbajtur mbledhja e -II- rregullt e Komiteti për Politik dhe Financa, në të cilën janë shqyrtuar disa pika të rendit të ditës, e një nga to që pati më së shumti diskutime ishin pasqyrat Financiare të buxhetit Komunal të Vitisë për periudhën janar-dhjetor 2018.

Drejtori i Drejtorisë për Financa, Ekonomi dhe Zhvillim Ibrahim Rama, duke prezantuar pasqyrat financiare, bëri të ditur se buxheti komunal për vitin 2018 ishte 10.902.000 euro dhe ky buxhet është realizuar 99.40 %.

Ai gjithashtu njoftoi edhe për ekzekutimin e shpenzimeve sipas kategorive shpenzuese, ndërkohë që për të hyrat vetanake kanë shënuar rritje gjatë 2018, duke e krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprakë, për 3.13% apo për 24.000 euro.

EkoHigjiena

Në këtë mbledhje, u shqyrtuan dhe u aprovuan për tu proceduar në kuvend edhe nisma e kryetarit të komunës së Vitisë për nxitjen e bashkëpunimit ndërkombëtar me komunën e Velika Pisanicës – Republika e Kroacisë në fushën e ekonomisë, kulturës, arsimit dhe bashkëpunimit, si në nxitjen e marrëdhënieve dhe bashkëpunimit ndërmjet subjekteve ekonomike, institucioneve arsimore kulturore, sportive dhe shoqërisë.

Propozimi për ndryshimin e vendimit Nr.01-410/03-71 i datës: 08.02.2018 të KKSB-së me kërkesën e Forcës së Sigurisë së Kosovës. Propozimi për shqyrtimin dhe miratimin e propozim vendim për kompensimin e anëtarëve të Komisionit për zgjedhjen e kryetarëve dhe këshillave të fshatrave, vendbanimeve dhe lagjeve urbane.

Propozimi për shqyrtimin dhe miratimin e propozim vendimit për dhënien në shfrytëzim afatgjatë pronat e paluajtshme të komunës Këshillit të Bashkësisë Islame në Viti, si dhe propozimi për shqyrtimin dhe miratimin e propozim vendimit për caktimin e lokacionit për vendosjen e lapidarit kushtuar dëshmorit Safet Rexhepi nga Zhitia.

Seanca e dytë e Kuvendit Komunal, u vendos të mbahet të enjten e ardhshme më 28 shkurt me fillim në ora 10:00.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.