DYLON

Komiteti për Politikë e Financa mbajti mbledhjen e gjashtë të radhës

Komiteti për Politikë e Financa mbajti mbledhjen e gjashtë të radhës
Avatar photo Redaksia

Anëtarët e Komitetit për Politikë e Financa, të kryesuar nga kryesuesi i Kuvendit Komunal të Vitisë,  Naim Pira, kanë mbajtur sot mbledhjen e gjashtë të radhës, në të cilën janë shqyrtuar një varg pikash të parapara për këtë mbledhje, ndër të cilat edhe ajo e projekt buxhetit të komunës së Vitisë për vitin 2021-2023.

Lidhur me këtë pikë, drejtori për Ekonomi, Financa dhe Zhvillim Ibrahim Rama, ka paraqitur propozim vendimin e projekt buxhetit, i cili sipas tij është hartuar me një arsyetim të plotë në bazë të parametrave dhe nevojave të paraqitura si prioritare.

EkoHigjiena

Sipas këtij projeksioni, buxheti i vitit 2021 do të jetë 12.490.686 euro. Shuma e grantit qeveritar është 11,629,436 euro, të hyrat vetanake 861,250 euro.

Buxheti i komunës së Vitisë si tërësi, ka shënuar rritje të buxhetit në vitin 2021 prej 185,195 euro apo, për 1.5%, nga ai i këtij viti, tha drejtori Rama.

Anëtarët e KPF-së nga opozita, paraqiten vërejtje se në këtë projekt buxhet nuk i është dhënë hapsirë të mjaftueshme investimeve në ujë të pijshëm, ndërkaq kanë kërkuar që të investohet më shumë në shëndetësi e arsim, salla sportive nëpër shkolla, si dhe të definohen projektet më në detaje. Kjo pikë u aprovua që të procedohet në kuvend.

Gjithashtu, u miratuan për procedim në seancën e Kuvendit edhe propozim rregullorja për taksa, ngarkesa dhe gjoba për vitin 2021, propozim vendimi për caktimin e normave tatimore në pronën e paluajtshme për vitin 2021, propozim vendimi për themelimin e vendgjuetisë së përbashkët në komunës së Vitisë, propozim vendimi për shfuqizimin e vendimit nr.01-110/05-764 për plotësim ndryshim e vendimit Nr.01-110/05-370, të datës. 08.05.2020 për caktimin e lokacionit për ndërtimin e ambulancës shëndetësore në Tërpezë, propozim vendimi për shfuqizimin e vendimit Nr.01-110/05-546 për dhënien në shfrytëzim të pronës komunale NPSH Arena Sport në Kabash, propozim vendimi për shfuqizimin e vendimit për krijimin e qasjes së parcelës Nr. 3760-0, në rrugën publike me nr.2592-11, përmes parcelës me nr.2582-6 dhe nr.2582-8.

Poashtu u miratua edhe pika për planin e punës së Kuvendit Komunal të Vitisë për vitin 2021, si dhe propozim vendimii për lirimin e znj. Hazire Gjela, anëtare e Komiteti për Komunitete ne Komunën e Vitisë.

Seanca e Kuvendit komunal, e gjashta me radhë, do tëmbahet të mërkurën e ardhshme me 30 shtator. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.