DYLON

Komiteti për Politikë dhe Financa shqyrtoi Kornizën Afatmesme Buxhetore 2027-2029

Komiteti për Politikë dhe Financa shqyrtoi Kornizën Afatmesme Buxhetore 2027-2029
Avatar photo Redaksia

Nën kryesimin e kryetarit të Kuvendit Komunal të Vitisë, Bekim Azizi, është mbajtur mbledhja e pestë e rregullt e Komitetit për Politikë dhe Financa (KPF). Në këtë mbledhje mori pjesë edhe zëvendëskryetari i Komunës së Vitisë, Hasan Aliu.

Anëtarët e KPF-së shqyrtuan dhe diskutuan pikat e parapara në rendin e ditës, të cilat do t’i procedohen për shqyrtim Kuvendit Komunal.

EkoHigjiena

Gjatë mbledhjes u shqyrtua dhe u miratua propozim-vendimi për Kornizën Afatmesme Buxhetore (KAB) të Komunës së Vitisë për periudhën 2027-2029. Këtë pikë e prezantoi drejtoresha për Buxhet dhe Financa Milihate Ajeti.

Po ashtu, u shqyrtua dhe u miratua propozim-vendimi për themelimin e grupit punues për hartimin e planit vjetor të punës së Kuvendit të Komunës së Vitisë për vitin 2027.

Në këtë mbledhje u shqyrtua dhe u miratua edhe propozim-vendimi për ndryshim plotësim te vendimit për ndarjen e parcelës kadastrale në pronë komunale, sipas vendimit nr. 01-110/05-487 të datës 04.05.2026.

Pas diskutimeve, Komiteti për Politikë dhe Financa rekomandoi që këto pika të procedohen për shqyrtim dhe vendimmarrje në mbledhjen e radhës së Kuvendit Komunal të Vitisë. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.