DYLON

Komiteti për Politikë dhe Financa në Kamenicë miraton shumicën e pikave të rendit të ditës

Komiteti për Politikë dhe Financa në Kamenicë miraton shumicën e pikave të rendit të ditës
Avatar photo Redaksia

Komiteti për Politikë dhe Financa i Kuvendit Komunal të Kamenicës ka mbajtur sot mbledhjen e shtatë të rregullt të kësaj legjislature, ku janë shqyrtuar disa çështje me rëndësi për funksionimin e komunës dhe menaxhimin e buxhetit.

Mbledhjen e hapi kryesuesja e Kuvendit Komunal, Arbnore Beqiraj-Fera, e cila paraqiti rendin e ditës me shtatë pika. Anëtarët e komitetit miratuan procesverbalin e mbledhjes së kaluar, shqyrtuan Raportin Financiar Buxhetor të Komunës së Kamenicës për periudhën 1 prill – 30 qershor (TM2), si dhe diskutuan propozim-vendime që kanë të bëjnë me buxhetimin e bashkëfinancimit për asfaltimin e rrugës “Shyt Vaku”-degëzim, kompensimin e anëtarëve të komisionit komunal të aksionarëve në KRM “Higjena” dhe NPL “Dardana” SH.A., lejimin e mjeteve financiare për Kryqin e Kuq të Kosovës – Dega në Kamenicë, si dhe çështje të ndryshme.

EkoHigjiena

Nga pikat e shqyrtuara, vetëm propozim-vendimi për pëlqimin paraprak dhe inicimin e procedurës së shprehjes së interesit për dhënien në shfrytëzim të pronës komunale nuk mori mbështetjen e shumicës së anëtarëve të komitetit.

Të gjitha pikat e tjera të rendit të ditës u miratuan me shumicë votash.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.