DYLON

Komiteti për Politikë dhe Financa mban mbledhjen e pestë të radhës

Komiteti për Politikë dhe Financa mban mbledhjen e pestë të radhës
Avatar photo Redaksia

Komiteti për Politikë dhe Financa (KPF) në Komunën e Kamenicës,  ka mbajtur mbledhjen e pestë të rregullt.

Përpos tre pikave të cilat ishin në rend të ditës u kërkua të shtohet edhe një pikë tjetër për informimin e delegatëve në seancën e Kuvendit Komunal për gjendjen me pandeminë COVID-19 në Komunën e Kamenicës nga Shtabi Emergjent Komunal.

Këto pika u votuan nga delegatët pjesëmarrës.

EkoHigjiena

1.Shqyrtimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar e Komitetit për Politikë dhe Financa Sh.01,Nr.13057/30.06.2020,

2. Raporti Tremujor Financiar Prill-Qershor 2020, Sh.05,Nr.14455/15.07.2020,

3. Të ndryshme.

Gjatë kësaj mbledhje të gjitha këto pika të rendit të ditës, u shqyrtuan nga anëtarët e KPF-së, dhe u hodhën në votim, të cilat me shumicë votash u votuan dhe u rekomanduan për mbledhjen e ardhshme të Kuvendit Komunal.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.