DYLON

Komiteti për Politikë dhe Financa mban mbledhjen e parë të rregullt

Komiteti për Politikë dhe Financa mban mbledhjen e parë të rregullt
Avatar photo Redaksia

Komiteti për Politikë dhe Financa  në Komunën e kamenicës, ka mbajtur mbledhjen e -I- të rregullt për vitin 2024.

Mbledhjen e hapi kryesuesi, Liridon Kastrati, ndërsa në mbledhje të pranishëm ishin: anëtarët e KPF-së, Drejtori i Zyrës së Auditimit, Ismet Ahmeti, Shërbimi Profesional, monitorues të jashtëm.

EkoHigjiena

Në rend ditë ishin këto pika:

1.Shqyrtimi dhe aprovimi i procesverbalit nga mbledhja e dymbëdhjetë e Komitetit për Politikë dhe Financa,

2.Propozim-vendim për miratim të dhënies së pronës së paluajtshme të komunës në shfrytëzim afatgjatë për kompaninë “ISO RUBI” SH.P.K, me procedurë të negovimit të ofertës,

3.Propozim-vendim për shfuqizim të vendimit nr.6569 i datës 04.03.2020,

4.Informatë për Raportin e Auditorit të Brendshëm dhe planin e veprimit të Komunës së Kamenicës për vitin 2023,

5.Shqyrtimi i Planit Lokal të Veprimit për Barazinë Gjinore 2024-2026,

6.Raporti tremujor financiar Tetor-Dhjetor 2023.

Pas hapjes së mbledhjes nga kryesuesi, të githa pikat janë shqyrtuar dhe miratuar për të shkuar në mbledhjen e rregullt të Kuvendit Komunal. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.