DYLON

Komiteti për Politikë dhe Financa mban mbledhjen e gjashtë të radhës

Komiteti për Politikë dhe Financa mban mbledhjen e gjashtë të radhës
Avatar photo Redaksia

Komiteti për Politikë dhe Financa (KPF) ka mbajtur mbledhjen e gjashtë të rregullt. Pjesëmarrës në këtë mbledhje përveç delegatëve ishte edhe Kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati.

Përpos tri pikave të cilat ishin në rend të ditës u propozua të shtohen edhe dy pika të tjera.

1. Kërkesë për transfer të mjeteve
2. Propozim vendim nga QKMF për plotësimndryshimin e emrit.

EkoHigjiena

Këto pika u votuan nga delegatët pjesëmarrës.

1.Shqyrtimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar e Komitetit për Politikë dhe Financa Sh.01,Nr.16603/07.08.2020,

2. Plani i veprimit për zbatim të Rekomandimeve, Sh.05,Nr.17898/19.08.2020,

3. Kërkesë për transfer të mjeteve

4. Propozim vendim i QKMF-së për plotësim ndryshimin e emrit.

5. Të ndryshme.

Gjatë kësaj mbledhje të gjitha këto pika të rendit të ditës, u shqyrtuan nga anëtarët e KPF-së, dhe u hodhën në votim, të cilat me shumicë votash u votuan dhe u rekomanduan për mbledhjen e ardhshme të Kuvendit Komunal. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.