DYLON

Komiteti për Politikë dhe Financa mbajti mbledhjen e shtatë të rregullt

Komiteti për Politikë dhe Financa mbajti mbledhjen e shtatë të rregullt
Avatar photo Redaksia

Sot në Viti, nën udhëheqjen e Bekim Azizit, kryesues i Kuvendit Komunal të Vitisë, u mbajt mbledhja e shtatë e rregullt e Komitetit për Politikë dhe Financa (KPF).

Kryesuesi Azizi në fillim të takimit i njoftoj të pranishmit rreth vlerësimit të ligjshmërisë së akteve të cilat kanë kaluar fillimisht përmes këtij organi e më pas në Kuvendin Komunal të Vitisë. Më pas anëtarët e KPF-së ngritën çështje të ndryshme dhe parashtruan pyetje për ekzekutivin komunal që kryesisht ju është përgjigjur zv.kryetari i komunës së Vitisë, Hasan Aliu.

EkoHigjiena

Megjithatë gjatë këtij takim u shqyrtuan dhe votuan disa pika të rendit por vëmendjen më të madh të anëtarëve të KPF-së kishte marrë dokumenti financiar, Pasqyrat financiare të buxhetit komunal për periudhën Janar-Qershor 2025, ku anëtarët e KPF-së kërkuan sqarime lidhur me disa shpenzime të realizuar gjatë kësaj periudhe.

Pasqyrat u prezantuan nga…… dhe sipas këtij dokumenti për periudhën janar-qershor 2025 janë inkasuar gjithsej të hyra vetanake në vlerë prej 686.846,20 euro, që sipas shkalles së inkasimit duke e u bazuar në planifikimin vjetor është 54.08% ndërsa krahasuar me të hyrat vetanake të së njëjtës periudhë të vitit 2024 të hyrat e këtij viti janë më të larta për 206.539,48 euro.

Gjithashtu sipas këtij dokumenti shkalla e ekzekutimit të buxhetit për këtë periudhë gjashtë mujore është 92,60%.

Në këtë mbledhje u shqyrtuan dhe u votuan edhe këto pika:

– Propozim vendimi për shpalljen në diskutim publik të projekt planin e punës së Kuvendit Komunal të Vitisë për vitin 2026.

– Informatë nga DKA-ja për përfundimin e vitit shkollor 2024/2025. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.