DYLON

Komiteti për Politikë dhe Financa mbajti mbledhjen e gjashtë të rregullt

Komiteti për Politikë dhe Financa mbajti mbledhjen e gjashtë të rregullt
Avatar photo Redaksia

Nën udhëheqjen e kryesuesit të Kuvendit Komunal të Vitisë, Bekim Azizi është mbajtur mbledhja e gjashtë e rregullt e Komitetit për Politikë dhe Financa (KPF).

Në fillim të kësaj mbledhje kryesuesi Azizi, i njoftoi anëtarët lidhur me vlerësimin e ligjshmërisë së akteve të cilat kanë kaluar përmes këtij komiteti dhe më pas në Kuvendin Komunal të Vitisë. Po ashtu para hyrjes në rendin e ditës anëtarët e KPF-së ngritën çështje të ndryshme dhe parashtruan pyetje ku në emër të ekzekutivit atyre ju është përgjigjur kryesisht zv. kryetari i komunës së Vitisë, Hasan Aliu.

EkoHigjiena

Gjatë kësaj mbledhje janë shqyrtuar dhe votuar me shumicë votash këto pika:

Procesverbali nga mbledhja e pestë Komitetit për Politikë dhe Financa.

Propozim vendimi për Kornizën Afatmesme Buxhetore (KAB) të Komunës së Vitisë 2026-2028.

Propozim vendimi për themelimin e grupit punues për hartimin e planit vjetor të punës së Kuvendit të Komunës së Vitisë për vitin 2026.

Propozim vendimi për shfuqizimin e vendimit për miratimin e planit nderkomunal për Menaxhimin e integruar të mbeturinave për komunat e Gjilanit, Kamenicës, Vitisë, Novobërdës, Parteshit, Kllokotit, Ranillug. Ferizaj, Kaçanik, Shtime, Han i Elezit, Shtërpcë, vendimi ky me nr. 01-110/05-402 i datës 30.04.2025. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.