/2L ONLINE/ – Në mbledhjen dytë të rregullt të Komitetit për Politikë dhe Financa që u mbajt sot janë diskutuar pasqyrat financiare për periudhën janar-dhjetor 2015, si dhe me shumicë votash pas diskutimit të anëtarëve të këtij komiteti u votuan dy propozim vendime si: Propozim vendimi për ndryshimin dhe plotësimin e Rregullores për leje mjedisore komunale si dhe propozim vendimi për shpalljen zonë me interes të përgjithshëm parcelat në zonat kadastrale në Viti dhe Sadovinë të Jerlive, të cilat prona janë të menaxhuara nga AKP-ja. Po ashtu gjatë kësaj mbledhje janë paraqitur edhe dy informata njëra mbi procesin e legalizimit të objekteve dhe tjetra mbi përgatitjen dhe mirëmbajtjen e rrugëve në sezonin dimëror. Të gjitha këto pika do të shkojnë për procedim të mëtutjeshëm në Kuvendin Komunal të Vitisë, që do të mbahet në javën në vijim./2L ONLINE/