DYLON

Komiteti për Politikë dhe Financa mbajti mbledhjen e dytë të rregullt

Komiteti për Politikë dhe Financa mbajti mbledhjen e dytë të rregullt
Avatar photo Redaksia

Komitetit për Politikë dhe Financa ne Komunën e Vitisë, ka mbajtur sot mbledhjën e dytë të rregullt. Me këtë rast janë shqyrtuar dhe votuar me shumicë votash pika të ndryshëm që janë në interes të qytetarëve vitias.

Kjo mbledhje u drejtua nga kryesuesi i Kuvendit Komunal të Vitisë, Bekim Azizi kurse në emër të ekzekutivit morri pjesë zv.kryetari Hasan Aliu.

EkoHigjiena

Gjatë kësaj mbledhje u shqyrtuan dhe u votuan me shumicë votash këto pika:

Procesverbali nga mbledhja e parë Komitetit për Politikë dhe Financa.

Pasqyrat Financiare të buxhetit Komunal për periudhën janar-dhjetor 2024.

Propozim vendimi paraprak për dhënien në shfrytëzim të pronën komunale përmes ankandit publik.

Propozim vendimi për formimin e komisionit për zbatimin e procedurave dhe vlerësimin e ofertave për dhënien në shfrytëzim të pronës së paluajtshme të komunës /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.