DYLON

Komiteti për Politikë dhe Financa mbajti mbledhjen e 9-të të rregullt

Komiteti për Politikë dhe Financa mbajti mbledhjen e 9-të të rregullt
Redaksia

Në Viti sot është mbajtur mbledhja e nëntë e rregullt e Komitetit për Politikë dhe Financa (KPF) dhe atë nën udhëheqjen e kryesuesit, Bekim Azizi. Në fillim të kësaj mbledhje ai i njoftoj të pranishmit rreth vlerësimit të ligjshmërisë së dokumenteve që fillimisht kishin kaluar përmes këtij komiteti dhe më pas në mbledhjet e rregullta të Kuvendit Komunal të Vitisë.

Po ashtu gjatë kësaj mbledhje pos shqyrtimit të pikave të paraparë të rendit të ditës anëtarët e këtij komiteti ngritën edhe çështje të ndryshme në interes të qytetarëve të komunës së Vitisë. Ndonëse në këtë takim janë shqyrtuar dhe votuar më shumicë votash pikat e shumta të rendit të ditës u diskutua edhe për Pasqyrat Financiare të buxhetit komunal për periudhën janar-shtator 2026, të cilat u prezantuan nga drejtoresha për Ekonomi, Financa dhe Zhvillim, Milihate Ajeti.

EkoHigjiena

Sipas këtij dokumenti gjatë kësaj periudhe janë inkasuar gjithsej të hyra vetanake në vlere prej 1.115.746,64€, shkalla e inkasimit, duke u bazuar në planifikimin vjetor është 86,18%. Po ashtu gjithmonë sipas këtij dokumenti buxhetor buxheti i alokuar për periudhën janar – shtator te vitit 2026 nga fondet burimore: Granti qeveritar, të hyrat vetanake, dhe donacionet janë 16.760.026,88€, ndërsa shpenzimet janë: 16.255.876,45€, shkalla e ekzekutimit te buxhetit per këtë periudhë 96,99% në krahasim me Alokimet për të gjitha programet dhe kategorit ekonomike.

Gjithashtu këtë mbledhje janë shqyrtuar edhe këto pika të rendit të ditës:

Procesverbali nga mbledhja e tetë e Komitetit për Politikë dhe Financa.

Propozim vendimi për miratimin e raportin për vlerësimin e dëmeve nga fatkeqësitë natyrore dhe dëmeve tjera në territorin e Komunën e Vitisë.

Propozim vendimi për dhënien e pëlqimit institucional dhe mbështetjen komunale për zhvillimin e projektit investues në fushën e teknologjisë së informacionit dhe infrastrukturës së të dhënave në lokalitetin e Sllatinës, Komuna e Vitisë.

Propozim vendimi për ngritjen e obeliskut dëshmorët dhe martiret e Verbanit.

Propozim vendimi për planin komunal për Ri integrimin e qëndrueshëm te personave te riatdhesuar dhe integrimin e te huajve ne Komunën e Vitisë 2026-2028.

Po ashtu u dha edhe një informatë mbi ndarjen e subvencioneve në DKRS gjate vitit 2026. Ndërkaq gjatë kësaj mbledhje në emër të ekzekutivit komunal ishte edhe zv.kryetari i komunës së Vitisë, Hasan Aliu i cili kryesisht ju është përgjigjur pyetjeve të anëtarëve të Komitetit për Politikë dhe Financa.

Ndërkaq jashtë rendit të ditës por me pajtimin e anëtarëve të KPF-së u shqyrtuan edhe:

Propozim vendimi për miratimin e nismës së kryetarit të komunës së Vitisë, për nxitjen e bashkëpunimit ndërkombëtar me komunën e San Cosmo Albanese dhe Propozim vendimi për autorizimin e kryetarit të komunës së Vitisë për nxitjen e bashkëpunimit ndërkombëtar me komunën e San Cosmo Albanese. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.