• INFO+
  • NACIONALE
  • POLITIKË
  • POLICIA
  • OP/ED
  • SPORT
  • ART/KULT
  • SHNETA
  • Tjera
    • LUGINA
    • GJYKATË/PROKURORI
    • N’RRJET
    • RROTULL
    • MAGAZINA
    • PROMO
    • 2LTV
    • NJOFTIME/SHPALLJE
  1. Home
  2. Info+
  3. Komiteti për Politikë dhe Financa ka mbajtur sot mbledhjen e tretë të rregullt
Info+ Viti

Komiteti për Politikë dhe Financa ka mbajtur sot mbledhjen e tretë të rregullt

by Redaksia 2LONLINE 20 Maj, 2020 3 min read
 Komiteti për Politikë dhe Financa ka mbajtur sot mbledhjen e tretë të rregullt

Pas lehtësimit të masave nga gjendja e krijuar nga pandemia COVID-19, Komiteti për Politikë dhe Financa në Viti, ka mbajtur sot mbledhjen e tretë të rregullt. Gjatë kësaj mbledhje janë shqyrtuar dhe votuar shumë pika të rendit të ditës. Por në veçanti është folur mbi Pasqyrat Financiare të buxhetit Komunal për periudhën janar-mars 2020.

Kryesuesi i Kuvendit Komunal të Vitisë, Naim Pira në fillim të këtij takimi tha se shkaku i gjendjes së krijuar nga pandemia COVID-19, kanë qenë të pezulluara të gjitha takimet e rregullta të KPF-së dhe KK-së vetëm jo ato që ndërlidhen drejtpërdrejtë me menaxhimin e situatës.

Kryesuesi Pira potencoi se fatmirësisht po bëhen 3 javë që kur komuna e Vitisë nuk ka më raste të reja të qytetarëve të prekur me këtë virus.

Gjatë kësaj mbledhje me theks të veçantë është diskutuar për Pasqyrat Financiare për periudhën janar-mars 2020 të cilët i paraqiti Berat Zuka, zyrtar komunal në kuadër të Drejtorisë për Ekonomi, Financa dhe Zhvillim.

Me këtë rast ai bëri me dije se nga gjendja e krijuar nga virusi pandemik COVID-19 komuna ka pasur disa vështirësi financiare si në inkasimin e të hyrave ashtu edhe në shpenzime e sidomos gjatë muajit mars.

Ndërkaq anëtarët e këtij komiteti nga subjektet e ndryshme politikë kërkuan sqarime lidhur me disa shpenzime për të cilat edhe kërkuan që të kenë të dhëna më të detajuara gjatë raportimeve të radhës. Ndërkaq gjatë këtij takimi është diskutuar dhe janë votuar edhe këto pika:

Propozim për shqyrtimin dhe miratimin e propozim vendimit për miratimin e draft strategjisë komunale kundër dhunës në familje për vitin 2020-2023, si dhe planin e veprimit.

Propozim për shqyrtimin dhe miratimin e draft rregullores për transparencë në Komunën e Vitisë, me kërkesën e MAPL-së.

Propozim për shqyrtimin dhe miratimin e propozim vendimit për shpalljen në diskutim publik të planit komunal i menaxhimit të mbeturinave.

Propozim për shqyrtimin dhe miratimin e propozim vendimit për shpalljen në diskutim publik të rregullores për menaxhimin e mbeturinave.

Propozim për shqyrtimin dhe miratimin e propozim vendimit për shpalljen në diskutim publik të planit komunal i veprimit për Eficiencë të Energjisë ( PKVEE) 2019-2021.

Propozim për shqyrtimi dhe miratimi e planit te punës se komitetit konsultativ për persona me aftësi të kufizuar për vitin 2020, dhe raporti i punës për vitin 2019.

Propozim për shqyrtimi dhe miratimi e planit te punës se komitetit për Arsim, Kulturë, Rini dhe Sport për vitin 2020.

Gjithashtu është dhënë edhe një Informatë nga zyra e prokurimit mbi planifikimin e prokurimeve për vitin 2020 si dhe raporti vjetor i kontratave të nënshkruara për vitin 2019.

Përndryshe në këtë takim ka marrë pjesë edhe Hasan Aliu, zv. kryetar i komunës së Vitisë.

Tags: COVID 19 Komiteti për Politikë dhe Financa Viti
Previous post
Next post
Lajmet e fundit
Gjykatë/Prokurori

Kryetari i Gjykatës në Gjilan pret në takim drejtuesit e Stacionit Policor

26 Maj, 2022
Gjilan

Kuvendi i Gjilanit anulon vendimin për PZHK 2021-2029 

26 Maj, 2022
Promo

Trajnim dhe praktikë falas për NETWORK ADMINISTRATOR – Aplikoni

26 Maj, 2022
Gjilan

Kryetari Hyseni nënshkruan memorandum bashkëpunimi me Ministrinë e Infrastrukturës për bashkëfinancim të

26 Maj, 2022
Lajme të ngjashme

Vitia nënshkruan marrëveshje me “Kuwait Society for Relief” për ndërtimin e Ambulancës së Mjekësisë Familjare në Gushicë

25 Maj, 2022

Kamenicë: Komiteti për Politikë dhe Financa mban mbledhjen e tretë

23 Maj, 2022

Komuna e Vitisë vazhdon me punimet e sinjalistikës rrugore

23 Maj, 2022

Zëvendëskryetari Aliu mori pjesë në ceremoninë e ndarjes së grantit të performancës ku Vitisë iu ndanë 364 mijë euro

23 Maj, 2022

Komuna e Vitisë përfituese e projektit të USAID-it: “Integriteti i Komunave të Kosovës”

23 Maj, 2022

Viti: Komiteti për Politikë e Financa mbajti mbledhjen e katërt të rregullt

20 Maj, 2022

Rr. Ahmet Gashi p.n. Gjilan, 60000, Kosovë

+383 44 177 281

[email protected]
[email protected]

Kontakti
Raporto
Media Sociale
Numra me rëndësi
Harta e faqes
  • Info+
  • Nacionale
  • Politikë
  • Policia
  • Op/Ed
  • Sport
  • Art/Kult
  • Shneta
  • Lugina
  • Gjykatë
  • N'rrjet
  • Rrotull
  • 2LTV
  • Njoftime/Shpallje
  • Promo
  • Magazina

Ky portal mirëmbahet nga N.SH 2lonline.com. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin paraprak nga 2lonline.com. Për shfrytëzimin e materialit të këtij portali, obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

Kushtet e përdorimit
Politikat e privatësisë
Impresum
Marketingu
2010 - 2022. Të gjitha të drejtat e rezervuara | 2lonline.com