/2L ONLINE/ – Në mbledhjen e 11 të rregullt të Komitetit për Politikë dhe Financa (KPF) që u mbajt sot pas shqyrtimit e pikave të parapara nga anëtarët e këtij komiteti me shumicë votash u votuan : Propozim vendim për shpalljen e diskutimit publik për propozimin për ndryshimin e rregullores për taksa, ngarkesa dhe gjoba të Komunës së Vitisë, propozim vendim për pezullimin e përkohshëm të nenit 21 dhe nenit 13 pika 13.6 të rregullores Komunale për taksa ngarkesa dhe gjoba, propozim vendim për faljen e borxheve të taksës në biznes, propozim vendim për miratimin e rregullores për shërbimin e transportit me Merimangë për territorin e Komunës së Vitisë si dhe u dha një Informatë mbi përgatitjen për mirëmbajtjen e rrugëve lokale të komunës së Vitisë.
Po ashtu është shqyrtuar edhe propozim rregullorja për mbledhjen dhe shpenzimet e të hyrave vetanake nga arsimi dhe aftësimi për të rritur (AARR). Megjithatë KPF vendosi që kjo rregullore të kthehet për rishqyrtim dhe të inkorporohen sugjerimet dhe vërejtjet e dhënë gjatë kësaj mbledhje. Përndryshe në fillim të mbledhjes, Kryesuesi, Naim Pira tha se Kuvendi Komunal i Vitisë, ka pranuar vlerësimin e ligjshmërisë për aktet të cilat janë nxjerrë në seancën e fundit të Kuvendit./2L ONLINE/