Komiteti për Politik e Financa i Kuvendit Komunal të Vitisë, ka mbajtur sot mbledhjen e gjashtë të rregullt, ku është diskutuar për disa pika të rendit të ditës të parapara për këtë mbledhje.
Ndër to, si pikë më e diskutueshme ka qenë ajo për pasqyrat financiare të buxhetit komunal për periudhën janar-qershor 2022, ku anëtarët e këtij komiteti kanë parashtruar pyetje drejtorit për Financa dhe Zhvillim Ekonomik Besnik Imerit.
Në bazë të raportimit për pasqyrat gjashtë mujore, shkalla e ekzekutimit për të gjitha njësitë buxhetore arrin në 85.41 %. Të hyrat e planifikuara për periudhën janar-qershor2022 janë 482.418.00 euro, ndërsa të realizuara janë 445.843,88 euro.
Shkalla e realizimit në bazë të planifikimit gjashtëmujor arrin në 92.42 %”, ka thënë drejtori Imeri. Në këtë mbledhje, është disktuar edhe për miratimin e propozim vendimit për aprovimin e planit të punës të komitetit për Planifikim, Rregullim të Hapësirave dhe mbrojtjes së Mjedisit për vitin 2022, Propozim vendimi për shpalljen në diskutim publik të projekt planit të punës së Kuvendit Komunal për vitin 2023, propozim vendimi për diskutim publik të draft rregullores për taksa, ngarkesa dhe gjoba për vitin 2023, propozim vendimi për shfuqizimin e vendimit me numër të protokollit 01-110/05-216 të datës 04.03.2019, si dhe propozim vendimi paraprak për shfrytëzimin të pronës komunale përmes Ankandit Publik.
Gjitha pikat që u diskutuan në mbledhjen e KPF-së, u miratuan nga anëtarët e këtij komiteti, cilat do të procedohen në Kuvend për seancën e radhës.
Në këtë mbledhje, u dha edhe një informatë për realizimin e planit të prokurimit për gjashtëmujorin e vitit 2022. Seanca e VI-të e Kuvendit Komunal të Vitisë, u vendos të mbahet (të premten) më 29.07. 2022. /2LONLINE/