DYLON

Komiteti për Planifikim Urban miraton raportin e drejtorisë së linjës

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Komiteti për Planifikim Urban dhe Mbrojtje të Mjedisit (KPUMM), në takimin e radhës, që e ka drejtuar Arton Hoxha, kryesues, ka miratuar raportin e punës së drejtorisë së linjës për periudhën janar-qershor 2016, të cilin e ka paraqitur drejtori Valon Shefkiu. Ai ka thënë se gjatë kësaj periudhe Drejtoria për Urbanizëm, Planifikim dhe Mbrojtje të Mjedisit (DUPMM) ka kryer detyrat e saj të planifikuara në të gjithë sektorët.

Sektori i Planifikimit ka kryer gjithsej 69 lëndë, 20 prej tyre parcelime, kurse sektori i lejeve ka shqyrtuar 296 kërkesa , ndër to 70 leje ndërtimi. Të hyrat nga lejet e ndërtimit për këtë periudhë kanë qenë 482. 963 euro, kurse të hyrat nga legalizimi i objekteve – 46,808 euro, ose gjithsej 529.771 euro, ka thënë Shefkiu.

EkoHigjiena

Sektori i inspeksionit të ndërtimit, gjatë kësaj periudhe ka kryer 68 inspektime në terren, ka hartuar 55 procesverbale, ka nxjerrë 50 vendime për ndërprerje të punimeve, 8 vendime për rrënim, ka bërë 11 kallëzime penale në gjykatë, ka shqiptuar 14 dënime mandatore si dhe ka kryer aktivitete të tjera nga fusha që mbulon.

Zyra e legalizimit ka pranuar 161 kërkesa në periudhën janar-mars, ka përfunduar 52 kërkesa, 36 të tjera i ka shqyrtuar, kurse të pa shqyrtuar janë 73 kërkesa. Ndërkaq, janë miratuar 49 kërkesa për legalizimin e 17.438 metrave katrorë sipërfaqe, për çka janë arkëtuar 46.808 euro.

Sa i përket të hyrave, Shefkiu ka thënë se gjatë kësaj periudhe janë arkëtuar mbi 520 mijë euro, ose gati dyfish më tepër se vitin e kaluar (283 mijë euro), ndërkaq shepnzimet janë ulur në minimum – 6.738 euro e që janë përgjysmë më pak se vitin e kaluar (13.553 euro).

Shefkiu ka thënë se objektiva dhe prioritete të këtij viti për DUPMM janë shqyrtimi i drejtë dhe efikas i kërkesave të qytetarëve, hartimi i elaboratit të shpronsimeve, hapja e koridoreve të reja – rrugëve lidhëse dhe përmbledhëse dhe hapsirave tjera publike në kuadër të PRRU, caktimi i lokacionit për varrezat e qytetit, përfundimi i projektit të adresave, përcjellja e procesit të zbatimit të ligjit për trajtimin e ndërtimeve pa leje, regjistrimi i objekteve të ndertuara pa leje dhe të tjera. /2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.