/2L ONLINE/ – Komiteti për Planifikim Urban dhe Mbrojtje të Mjedisit në mbledhjen e mbajtur sot të kryesuar nga Artan Hoxha, ka rekomanduar për Komitetin për Politikë dhe Financa dy pika; propozim vendimin për qasje në revidimin e Planit Zhvillimor Komunal “Gjilani 2015 +” dhe propozim vendimin për qasje në revidimin e Planit Rregullues Urban –Hollësishëm “Qendra-Zona 1”.
Me këtë rast në sqarimin e këtyre dy pikave të propozuara, Fadil Sherifi, zyrtarë në drejtorinë e Urbanizmit, ka thënë se pika e parë ka të bëjë me revidim, në mënyrë që të kemi gjendjen reale të përfshirë në këtë plan, sepse territori i Komunës së Gjilanit më nuk është ai që ishte para vitit 2008, ngase tani është një territor shumë i vogël dhe domosdo duhet të bëhen ndryshime.
Poashtu Sherifi edhe sa i përket revidimit të Planit Rregullues Urban “Qendra- Zona 1”, ka thënë se duhet të ndodhë revidimi sepse, sipas tij është i domosdoshëm.
“Kjo zonë përtfshinë qendrën e qytetit dhe fillon në jug nga livadhet e arapit përgjat tregut të gjelbër, kah udhëkryqi në rrugën e Malishevës, përgjatë rrugës së “7 korrikut”, te rruga “Abdullah Presheva”, pastaj përgjatë shkollave të mesme, pranë shkollës së mesme Teknike në drejtim të Stadiumit të Qytetit përgjatë lumit “Mirusha” dhe përsëri kthehet në pikën fillestare. Në këtë zonë më nuk ka hyrë kompleksi I shkollave të Mesme, sepse në atë pjesë tashmë kemi një studim të qartë, projekt detal dhe nuk është en nevojshme të bëhet përsëri”, ka thënë ai duke shtuar se në këtë pjesë janë rreth 40 ha, që do të revidohen.
“Sipas planit të deritanishëm, parcelat përgjatë rrugëve kryesore kishin planifikim të ndërtimeve P+6 ndërsa për pronat më të thella P+4, kurse interesi i qytetarëve nuk ka qenë që me atë format të vazhdohet në investime, prandaj po inicojmë këtë që kjo të planifikohet në mënyrë që të hapet rrugë për zhvillim”, tha ai mes tjerash.
Kryesuesi Artan Hoxha dhe anëtarët e këtij komiteti, Naim Shaqiri dhe Florina Zymberi, kanë thënë se revidimet janë mëse të nevojshme në këtë zonë, por kanë kërkuar që gjatë fazës së revidimit dhe projektimit të kësaj zone, të organizohen debate dhe takime publike për të marrë mendimin nga banorët e zonës, bizneset, Shoqëria Civile dhe grupet e tjera të shoqërisë, në mënyrë që kërkesat të shqyrtohen për një planifikim më afatgjatë dhe në shërbim të zhvillimit të kësaj zone.
Ndryshe, me 4 vota pro dhe një kundër janë rekomanduar për në KPF, dy pikat e rendit të ditës. /2L ONLINE/