Komiteti për Komunitete mbajti mbledhjen e tetë
Komiteti për Komunitete i Komunës së Vitisë ka mbajtur dje mbledhjen e tetë, ku u shqyrtua dhe u miratua procesverbali i mbledhjes së shtatë.
Gjithashtu, u shqyrtua realizimi i rekomandimeve të Komitetit drejtuar Drejtorisë së Arsimit, Drejtorisë së Shërbimeve Publike dhe Drejtorisë së Inspektoratit të Komunikacionit.
Në fund, anëtarët diskutuan edhe për çështje të ndryshme me interes për komunitetet. /2LONLINE/
