DYLON

Komiteti për Komunitete mbajti mbledhjen e parë në këtë vit

Avatar photo Redaksia

Komitetit për Komunitete, në Kamanicë, ka mbajtur mbledhjen e parë për këtë vit, e cila është drejtuar nga kryesuesi, Zhivojin Milkoviq. Kurse, të pranishëm ishin edhe përfaqësuesit regjional të OSBE-së. Janë shqyrtuar tri pika të rendit të punës: shqyrtimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar, kërkesa e një qytetari të përkatësisë rome për ndarjen e një trualli për shtëpi në pronën komunale dhe ajo, nën të ndryshme.

Lidhur me kërkesën e qytetarit, Albert Saliji, diskutuan: Milaim Rexhepi, Milosh Filiqi dhe Ramiz Keka. Në fund, pas dilemës, se a është i kthyer ky person me familjen gjashtë anëtarëshe, Komiteti vendosi t’a shqyrtoj këtë kërkesë në takimin e radhës, kur të plotësohet me të gjitha dokumentet përkatëse. Nderkaq, Zyra Komunale për Komunitete dhe Kthim, të sjell dëshmin se a është e evidentuar kjo familje si e kthyer.

EkoHigjiena

Për pikën e rendit të kësaj mbledhje, të ndryshme, Milaim Rexhepi, informoi që rrugës “ Sait Baliq” te mëhalla e romëve i mungon ndriçimi publik, ndërsa Zeçirja Sermaxhaj, i njoftoi të pranishmit që e ka siguruar një donacion me organizatën ndërkombëtare humanitare “ Islamic Relieff” me qendër në Birmingham të Britanisë së Madhe, për financimin e ujësjellësit në një lagje matanë lumit në fshatin multietnik të Berivojcës, ku përfitues janë : shqiptarët ,serbët dhe romët.Donatori financon me: 20.000€, ndërsa Komuna merrë pjesë me 8.000€.

Po ashtu organizata e njëjtë ka nënshkruar memorandum bashkëpunimi edhe me Drejtorinë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale. Komiteti njëzëri i dha mbështetje realizimit të këtij projekti të rëndësishëm të infrastrukturës për atë pjesë të fshatit Berivocë.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.