DYLON

Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq ndihmon Kosovën

Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq ndihmon Kosovën
Avatar photo Redaksia

U.d. ministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, z. Xhelal Sveçla, priti në takim shefin e Misionit të Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq (KNKK) në Kosovë, z. Agim Gashi.

Në këtë takim u bë e ditur se Misioni i Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq ka ndihmuar Kryqin e Kuq në Kosovë me një mijë pako, të cilat u dedikohen familjeve në nevojë, në veçanti ato të cilat janë të prekura nga pandemia e shkaktuar nga Covid-19.

Po ashtu, në këtë takim është biseduar për mundësinë e thellimit të mëtejmë të bashkëpunimit ndërmjet institucioneve të Kosovës dhe Kryqit të Kuq Ndërkombëtar.

EkoHigjiena

Me këtë rast, z. Sveçla, falënderoi KNKK-në për ndihmën e dhënë në këto kohë të vështira për vendin tonë.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.