Në mbledhjen e rregullt të Komitetit Komunal për Mbrojtje dhe Shpëtim (KKMSH), që është mbajtur sot nën kryesimin e kryetarit të komunës së Vitisë, Sokol Haliti, u bë me dije se deri me tani janë 512 raste aktive të qytetarëve të prekur me virusin Covid-19 nga ta 10 persona janë të hospitalizuar.
Me këtë rast kryetari Haliti, ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta të gjithë qytetarëve të kanë humbur më të dashurit e tyre nga ky virus dhe kërkoj nga qytetarët të respektojnë masat.
“ Nga këtu ja bëjë thirrje qytetarëve vitias të respektojnë masat kundër përhapjes së këtij virusi, i cili po ja merrë edhe jetën qytetarëve tanë dhe kjo është e dhimbshme për të gjithë ne. Të gjithë atyre që kanë humbur anëtarët e familjes, miqtë dhe dashamiret e tyre nga ky virus ju shprehi ngushëllimet e mija më të sinqerta, kurse atyre që janë të hospitalizuar, ju urojë shërim sa më të shpejt” u shpreh kryetari Haliti.
Ndërkaq në këtë takim në emër të Policisë së Kosovës në Viti, ka folur pjesëtari i saj, Burim Musliu i cili foli për angazhimin e policës në luftën kundër përhapjes së këtij virusi, konkretisht në respektim të masave të vendosura nga institucionet përgjegjëse. Ai tha se një numër shumë i madh i qytetarëve por edhe i bizneseve vitiase e në veçanti të gastronomisë po respektojnë masat e vendosura. Në këtë drejtim ai tha se po bashkëpunojnë edhe me inspektoret komunal dhe regjional. Ndërkaq gjithashtu është folur edhe për masat e dezinfektimit të institucioneve komunale dhe të policisë dhe parapërgatitjet në rast të hapjes së shkollave. /2LONLINE.com/