DYLON

Komiteti i Urbanizmit e kthen për shqyrtim në drejtori kërkesën e KEDS-it

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Komiteti për Planifikim Urban dhe Mbrojtje të Mjedisit (KPUMM) ka shqyrtuar të enjten kërkesat e KEDS-it për dhënien në shfrytëzim të pronës komunale për nevoja të ndërtimit të dy trafostacioneve dhe ka vendosur që t`i kthejë ato për trajtim në drejtorinë përkatëse, para se të bëjë rekomandimin për Kuvend Komunal.

Drejtori i Urbanizmit, Valon Shefkiu ka thënë se kërkesat e KEDS-it nuk kanë qenë paraprakisht në drejtori, por kanë ardhur drejtpërdrejt në Komitet.
Murat Hoxha, kryesues i KPUMM sqaroi se kërkesat e KEDS-it kanë të bëjë me shfrytëzimin e pronës komunale për një periudhë prej 99 vitesh, ku kjo kompani do të vendos trafo.

EkoHigjiena

KPUMM shqyrtoi edhe kërkesën e noterit Fatmir Halimi, për dhënien në shfrytëzim të një hapësire komunale prej 60 metra katrorë, në rrugën “Medlin Olbrajt”, për ndërtimin e një objekti të përkohshëm dhe vendosi që ta rekomandojë në Komitetin e Pronës. Valon Shefkiu sqaroi se kërkesa është e kahershme dhe ajo nuk është përsëritur së fundi.

Njëherësh, KPUMM i kërkoi drejtorisë së Urbanizmit që planin e punës për periudhën qershor-dhjetor 2015 t`ua dorëzojë anëtarëve të kësaj trupe komunale.

Isa Shefkiu nga shoqëria civile, ka kërkuar reagimin e Inspekcionit për rrënimin e objekteve pa leje, duke filluar nga objekti i “HIB Petroll”.
Përndryshe, kryesuesi Murat Hoxha ka thënë se ai do të tërhiqet nga KPUMM, për shkak të obligimeve tjera që ka në Parlamentin e Kosovës, ku është deputet. /2L ONLINE/

/fotoilustrim/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.