DYLON

Komiteti i Shëndetësisë miraton raportin e punës 6-mujore të drejtorisë

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Komiteti për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale ka shqyrtuar të hënën raportin e punës së drejtorisë së linjës dhe e ka rekomanduar për Kuvend Komunal. Jashar Jashari, kryesues i Komitetit, ka thënë se gjatë kësaj periudhe 6-mujore, janë shqyrtuar çështje të ndryshme, të cilat kanë të bëjnë me interesin e qytetarëve dhe janë bërë rekomandimet e duhura për Kuvend Komunal.

Jashari ka thënë se ndër të tjera, kanë bërë rekomandimin për ndarjen e një linje buxhetore për projektin e kontrollimit sistematik të nxënësve, rekomandimin për shtimin e numrit të punëtorëve në inspekcionin sanitar, pastaj rekomandimin për emërtimin e QKMF-së me emrin e dr Nagip Rexhepit dhe të tjera.

EkoHigjiena

Rreth raporit të punës si dhe çështjeve të tjera shëndetësore dhe të mirëqenies sociale, kanë diskutuar anëtarët e Komitetit, Agron Leka, Nexhat Halili, Veton Uka, Sami Ahmeti, të cilët kryesisht janë përqëndruar te gjendja sociale, kriteret e ndihmës sociale, që janë shumë të rrepta, kërkesat për barna dhe të tjera.

Kriteri për heqjen e ndihmës sociale një familje, fëmija i së cilës i mbush 5-vjeç, u cilësua i pa kuptueshëm, sepse një fëmijë i kësaj moshe nuk mund t`i sjellë asnjë përfitim familjes dhe as vetvetes.

Ka raste kur bashkëshortët thonë se për të sigurinë vazhdimësinë e ndihmës, janë të detyruar të lindin fëmijë tjerë, jahtë planifikimit, sepse ndryshe u mbetet familja pa bukë. /2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.