DYLON

Komiteti i Pronës i përgjigjet pozitivisht KEDS-it

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Komiteti për Gjeodezi, Kadatër dhe Pronë (KGJKP), ka shqyrtuar kërkesat e kompanisë KEDS për dhënien e pronës publike në shfrytëzim, për nevoja të ndërtimit të disa trafove dhe i është përgjigjur pozitivsht asaj, duke e rekomanduar propozimin në Kuvend Komunal.

Nevzad Rushiti, kryesues i Komitetit, ka thënë se bëhet fjalë për tri prona, në tri lokacione të ndryshme, ku KEDS-i ka planifikuar ndërtimin e tri trafove, për të përmirësuar shpërndarjen e energjisë për qytetarë dhe biznese.
Rushiti ka thënë se përgjegjësi e Komitetit të Pronës është që të bëjë rekomandimin për dhënien në shfrytëzim të këtyre tri parcelave, ndërkaq i mbetet Urbanizimit që t`i përcaktojë kriteret tjera sa i përket përputhshmërisë me planin urbanistik.

EkoHigjiena

Sadudin Berisha, drejtor për Gjeodezi, Kadastër e Pronë, ka thënë se KEDS-i ka kërkuar tri parcela, me sipërfaqe të përgjithshme prej 64 m/2, për të vendosur tri trafo të energjisë elektrike. Një pronë gjendet në Ponesh, tjetra te udhëkrqyi për Kufcë, kurse paracela e tretë është në lagjen “Arbëria”.
Ai ka sqaruar se në bazë të ligjit, prona jepet në shfrytëzim për 99 vjet, por titullar i saj mbetet Kuvendi Komunal i Gjilanit.

Fadil Hajdari, anëtar i KGJKP ka thënë se duhet të jemi të kujdeshëm në rastet kur japim pronë komunale në shfrytëzim për interesa publike, që projekti të mos dëmtojë interesat private të qytetarëve, siç ka ndodhur në të kaluarën me rrjetin e tensionit të lartë në pjesën jug-lindore të qytetit, që njihet si rruga e Kumanovës.

Berisha ka thënë se kompania duhet ta marrë edhe pëlqimin urbanistik te Drejtoria e Urbanizimit, para se të ndërtojë trafot në këto tri parcela./2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.