DYLON

Komiteti i jep mbështetje drejtorit të arsimit për rastin e shkollës në Zhegër

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Drejtorët e dy gjimnazeve në Gjilan, të cilët kanë paralele të ndare fizike në Zhegër, mund të përballen me masa disiplinore për shkak se kanë lejuar organizimin e provimit të lëndës së historisë, për nxënësit e klasave të dhjeta, njëmbëdhjeta dhe dymbëdhjeta, në kundërshtim me rekomandimin e autoriteteve arsimore. Nxënësit e Zhegrës e kanë bojkotuar lëndën e historisë gjatë një gjysmëvjetori të tërë, në shenjë kundërshtimi të profesorit Ilir Vokshi dhe përkrahjes së paraardhësit të tij.

Kështu ka thënë të hënën drejtori i Arsimit, NazmiMusa, në mbledhjen e Komitetit të Arsimit, ku është diskutuar edhe ky problem.Ai ka paralajmëruar sanksione edhe për anëtarët e komisionit për mbajtjen e provimit të lëndës dhe personat tjerë të përfshirë në këtë rast.

EkoHigjiena

Komiteti i Arsimit ka kërkuar zbatimin e ligjit dhe në këtë drejtim i ka dhënë përkrahje drejtorit NazmiMusës. “Komiteti i Arsimit e mbështet DKA-në ndërmarrjen e veprimeve konkrete ndaj atyre që nuk kanë respektuar procedurat ligjore”, ka thënë Arben Mehmeti, kryesues i Komitetit të Arsimit, duke shtuar se anarkisë në shkolla nuk duhet t`i lihet hapësirë.

Musa i ka sqaruar të gjitha veprimet që i ka ndërmarrë për të normalizuar mësimin në këtë shkollë sa i përket lëndës së historisë. Ai ka thënë se Inspektorati Regjional i Arsimit ka rekomanduar mbajtjen e mësimit plotësues, para se nxënësve t`iu mundësohet hyrja në provim të lëndës, por rekomandimi nuk është respektuar.

Në diskutim rreth këtij problemi, të cilin e kanë ngritur përdiskutim Fehmi Sylejmani (VV) e Leonora Bunjaku (PDK) si dhe çështjeve tjera nga fusha e arsimit, janë përfshirë edhe Ajtene Shahiqi (AAK), IdrizRamadani (LDK) e Arta Hyseni (LDK).

Komiteti i Arsimit është njoftuar edhe me raportin tremujor të Drejtorisë së Arsimit, të cilin e ka prezantuar Nazmi Musa, ndërkaq disa nga pikat tjera i ka shtyrë për seancën e radhës. /2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.