DYLON

Komiteti i Ekspertëve të Planifikimit Hapësinor evidenton prioritetet e lokaliteteve

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Komiteti Konsultativ i Ekspertëve të Planifikimit Hapësinor (KKEPH) ka mbajtur të hënën një takim me kryetarë të Këshillave lokale, ku ka identifikuar prioritetet e vendbanimeve përkatëse dhe ka premtuar se të gjitha kërkesat do t`i paraqes te kryetari i Komunës, nëpër drejtoritë përkatëse, sipas specifikave të projekteve si dhe në organizatat e ndryshme me të cilat bashkëpunon kjo trupë komunale.

Një numër i kryetarëve të Këshillave lokale kanë refuzuar bashkëpunimin me Komitetin, me arsyetim se prioritetet e tyre i kanë paraqitur me kohë, se ato dihen tashmë prej Komunës dhe nuk e kanë parë të nevojshme t`i përsërisin.

EkoHigjiena

Selman Sejdiu, kryesues i KKEPH, e ka cilësuar si mos respekt ndaj tyre sjelljen e disa kryetarëve të Këshillave lokale, të cilët e kanë lëshuar takimin, duke shtuar se ky është problem i tyre dhe jo i yni që jemi takuar për t`i evidentuar prioritetet e lokaliteteve.

Sejdiu ka premtuar se kërkesat e atyre që kanë pasur durimin të rrinë në takim, do t`i paraqes dhe mbështes tek autoritetet komunale.

Në të vërtet, Musli Matoshi nga Verbica e Kmetocit ka thënë se kjo nuk duhet të kuptohet si injorim i takimit, por ka nënvizuar faktin se kërkesat i kanë paraqitur tashmë në takimin për buxhetin dhe të tjera.

Megjithatë, Shemsedin Elezi nga fshati Zhegër, Musli Matoshi nga Vërbica e Kmetocit, Rashit Sahiti nga Malisheva, Bekim Shala nga Poneshi, Avni Arifi nga Bilinica dhe ndonjë tjetër, i kanë paraqitur nevojat e lokaliteteve të tyre, që kryesisht kishin të bënin me ujësjellës, kanalizime, ndriçim publik dhe të tjera, që në të vërtetë janë edhe prioritetet e Komunës.

Sahiti ka nënvizuar faktin se kjo qeverisje ka bërë shumë punë deri tani, derisa ka kërkuar nga kolegët e tij që kërkesat t`i paraqesin me shkrim, në formë të projekte dhe jo vetëm me fjalë.

Edhe anëtarët tjerë të KKEPH kanë shprehur keqardhje për mos durimin e disa kryetarëve të këshillave lokale për bashkëbiseduar për prioritetet e qytetarëve në vendbanimet prej nga vijnë ata.

Përndryshe, Këshillat lokale, ndër të tjera kanë për detyrë kujdesin për planifikim urban dhe rural, kujdesin për furnizim me ujë, rregullimin e kanalizimit, për ofrimin e shërbimeve publike efikase, kujdesin për mbrojtjen lokale të ambientit dhe të tjera.

Bashkëpunimi me organet komunale dhe organizatat tjera, për çështjet me interes për lokalitetin, është obligim i këshillave lokale. /2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.