DYLON

Komiteti i Arsimit rekomandon ndryshimin e formulës për regjistrimin e fëmijëve në klasën e parë

Avatar photo Redaksia

(2L ONLINE) – Komiteti i Arsimit, të premten, në mesin e shumë rekomandime të tjera të rëndësishme, e ka proceduar për Kuvend Komunal edhe propozim-projektin “Dhëmbë tëshëndoshë,fëmijë të lumtur”, me kërkesë për Drejtorinë e Arsimit, që kjo pikë të plotësohet me material shtesë.

Poashtu Komiteti i rekomandoi DKA-së, që të shqyrtojë mundësinë e ndihmës financiare për një student që studion në Austri.

EkoHigjiena

Njëherësh, Komiteti i Arsimit rekomandimi anulimin e vendimit që ka të bëjë me kriteret e regjistrimi të nxënësve në klasat e para dhe pret që Kuvendi Komunal, pas diskutimit të kësaj çështje, të nxjerrët një vendim të ri për kriteret e regjistrimit.

Arben Mehmeti, kryesues i Komitetit të Arsimit, tha se ky rekomandim është bërë për shkak të problemeve që janë krijuar gjatë regjistrimit të nxënësve si dhe kërkesave të shumta të prindërve që të ndryshohet kjo formulë e regjistrimit në klasat e para.

Gjithashtu, Komiteti i rekomandoi për shqyrtim Drejtorisë disa kërkesa të mësimdhënësve që lidhen me fushën e arsimit, duke kërkuar që në mbledhjen e radhës DKA të vijë me informata kthyese. /2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.