DYLON

Komiteti i Arsimit miraton raportin e punës së drejtorisë me disa vërejtje

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE / Komiteti për Arsim (KA) ka miratuar të mërkurën raportin e drejtorisë së linjës për periudhën janar-qershor 2015, me vërejtjet e anëtarëve dhe e ka rekomanduar për Kuvend Komunal.

Arben Mehmeti, kryesues i KA, ka thënë se janë munduar ta ndihmojnë drejtorinë e Arsimit në të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me këtë sektor, duke nënvizuar se ky Komitet ka marrë vlerësim pozitiv edhe nga shoqëria civile, e cila ka monitoruar punën e asamblesë komunale.

EkoHigjiena

Raportin e drejtorisë së Arsimit, të cilin e ka prezantuar drejtori Nazmi Musa, opozita (PDK e VV) e ka vlerësuar përshkrues dhe të mangët, ndërkohë kanë bërë vërejtje te ndalesa e pagave për shkak të mungesave me arsye në punë, trajnimet, emërtimet e shkollave, konkursin për vendet e reja të punës, zgjedhjen e drejtorëve dhe zëvendësdrejtorëve sipas ligjit mbi shërbyesit civilë dhe të tjera.

Ndërkaq, përfaqësuesit e LDK-së në KA, janë shprehur të kënaqur me raportin si dhe me punën e drejtorisë së Arsimit.

Nazmi Musa ka thënë se raporti është një material përmbledhës për punën e bërë në këtë periudhë dhe nuk është dosje për një temë të caktuar, që duhet të përmbajë të gjitha detajet.

Musa ka dhënë përgjigje në të gjitha çështjet e ngritura nga përfaqësuesit e opozitës, Fehmi Sylejmani (VV), Shukrije Rapuca (PDK), Leonora Bunjaku (PDK), sikurse edhe të atyre të pozitës, Rashit Sahiti e Florina Jerliu (LDK). /2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.