Komiteti Ekzekutiv i FFK-së thërret mbledhje të jashtëzakonshme

Komiteti Ekzekutiv i FFK-së thërret mbledhje të jashtëzakonshme

Nesër pritet të mblidhet komiteti ekzekutiv i FFK-së, për të diskutuar rreth zhvillimeve të fundit në këtë federatë.

Një gjë të tillë e ka konfirmuar edhe Eroll Salihu.

“Për të gjitha ngjarjet e fundit do të diskutohet në këtë mbledhje, pa pasur nevojë për prononcime të tjera”, thuhet në njoftim.

Zëvendës sekretari i përgjithshëm Arianit Ahmeti dje e zyrtarizoi kandidaturën e tij për kryetar të ardhshëm të FFK’së. Ai konfirmoi që është duke mbledhur vota për thirrjen e një kuvendi të FFK’së ku synohet largimi i kreut aktual, Agim Ademi, dhe ardhja e tij në krye të futbollit kosovar.

Madje, Ahmeti deklaroi se ka plotë 41 vota pas tij. FFK demantoi një lajm të tillë, duke njoftuar se pas Ahmetit nuk janë më shumë se 7 vota.

 

 

KOMENTE