DYLON

Komitetet konsultative bëhen me plan pune për vitin 2014-2016

Avatar photo Redaksia

(2L ONLINE) – Në kuadër të projektit ” Përmirësimi i qeverisjes së mirë përmes monitorimit dhe avokimit”, te financuar nga Ambasada e Shteteve te Bashkuara te Amerikës (SHBA) , OJQ-ja “NOPM” ka organizuar punëtorin në të cilën u trajnuan anëtarët e zgjedhur te komiteteve konsultative për përgatitjen e planeve te punës për vitin 2014-2016 ne komunën e Kamenicës.

Kryesuesi i Kuvendit Bajram Dërmaku i cili ishte prezent ne trajnimin e anëtarëve te komiteteve konsultative ka thënë se deri me tani jemi munduar qe se bashku ta japin kontributin tone për formimin e komiteteve konsultative, ne ato i kemi formuar dhe kemi zgjedh anëtarët e komiteteve, tani ju mbetet juve qe te dëshmohen me cilësitë qe i keni për hartimin e planeve te punës, unë ju garantoje se nuk do te ju mungoje infrastruktura përcjellëse nga kuvendi komunal.

EkoHigjiena

Pas prezantimit lidhur me rendësin dhe rolin e komiteteve konsultative , anëtarët e komiteteve kane punuar ne tri grupe punuese për të diskutuar dhe punuar ne përgatitjen e draft planeve të punës për planet e komiteteve konsultative në komunën e Kamenicës. Pas përgatitjes se planit te punës është bëre prezantimi i propozimeve dhe i rekomandimeve për planet e punës nga tri grupet punues për tri komitete konsultative. Në fund te trajnimit anëtarët e tri komiteteve kane diskutuar hapur për konkluzionet dhe rekomandimet e trajnimit mbi planin e punës.

Këtë projekte e ka mbështetur dhe financuar Ambasada e Shteteve te Bashkuara te Amerikës(SHBA), Programi i Granteve të Vogla te Komisionit për Demokraci – në kuadër të projektit ” Përmirësimi i qeverisjes së mirë përmes monitorimit dhe avokimit”. /2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.