Komisioni Zgjedhor i FIFA-s ka konfirmuar emrat e pesë kandidatëve për postin e presidentit të Federatës Ndërkombëtare të Futbollit, më 26 shkurt.
Emrat e tyre janë Prince Ali Bin Al Hussein nga Jordani, sheiku Salman Bin Ebrahim Al Khalifa nga Bahrejn, Jerome Champagne nga Franca, Gianni Infantino nga Italia dhe Tokyo Sexwale nga Afrika e Jugut.
Sepp Blatter do të largohet nga posti në mes të një skandali të madh të korrupsionit ku ai dhe homologu i tij nga UEFA, Michael Platini janë suspenduar nga detyrat përkatëse pas realizimit të një pagese të jashtëligjshme mes tyre.