DYLON

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve: Procesi i votimit ka nisur në të gjitha qendrat e votimit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve: Procesi i votimit ka nisur në të gjitha qendrat e votimit
Avatar photo Redaksia

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka njoftuar se procesi i votimit për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës ka nisur në të gjitha Qendrat e Votimit në vend, ndërsa materiali zgjedhor, përfshirë fletëvotimet, është shpërndarë me kohë në orët e hershme të mëngjesit.

Sipas KQZ-së, votimi zhvillohet në 949 qendra të votimit në të gjithë vendin, me gjithsej 2,550 vendvotime, prej të cilave 911 qendra me 2,498 vendvotime për votimin e rregullt dhe 38 qendra, nga një për çdo komunë, me 52 vendvotime, për të mundësuar votimin me kusht.

EkoHigjiena

Sipas Listës së Votuesve, numri i qytetarëve me të drejtë vote për të votuar sot në Republikën e Kosovës është 1,959,962, të cilët janë të shpërndarë në 38 komuna.

Në zgjedhje marrin pjesë 21 subjekte politike dhe 902 kandidatë për deputetë, njofton KQZ. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.