DYLON

Komisioni për Vlerësimin e Performancës së Prokurorëve adreson çështje kyçe të procesit të vlerësimit

Komisioni për Vlerësimin e Performancës së Prokurorëve adreson çështje kyçe të procesit të vlerësimit
Avatar photo Redaksia

Kryetarja e Komisionit për Vlerësimin e Performancës së Prokurorëve, znj. Elza Bajrami – Kastrati, ka mbajtur sot takimin e parë për vitin 2026 me anëtarët e këtij Komisioni: prokurorin nga Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit, z. Aleksandër Lumezi, prokuroren nga Prokuroria e Apelit, znj. Nazan Shero, si dhe Koordinatori i Komisioneve të Përhershme të KPK-së z. Besim Kusari. 

Në këtë takim u trajtuan disa çështje me rëndësi lidhur me funksionimin dhe aktivitetet e Komisionit për vitin 2026. 

EkoHigjiena

Fillimisht, u prezantuan informata të përgjithshme, duke përfshirë njoftimin për miratimin e Programit të vlerësimit të performancës për vitin 2026, si dhe gjendjen aktuale të procesit të hartimit të raportit vjetor të Komisionit lidhur me vlerësimin e performancës vjetore të prokurorëve nga eprorët. 

Në vijim, anëtarët e Komisionit diskutuan për fillimin e dy proceseve të vlerësimit të performancës së prokurorëve, të cilat do të zhvillohen njëkohësisht nga ana e Komisionit. 

“Komisioni për Vlerësimin e Performancës së Prokurorëve mbetet i përkushtuar në zbatimin e detyrave të tij në mënyrë profesionale, transparente dhe në përputhje me legjislacionin në fuqi”, thuhet në njoftim. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.