/2L ONLINE/ – Komisioni Komunal për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, nën udhëheqjen Dr.Xhilsime Qamili, se bashku me punëtorë shëndetësor të QKMF ne Viti, kane vizituar sot, Shtëpinë e Komunitetit ne Kamenicë.
Gjatë kësaj vizite nën shoqërimin e Drejtorit të QKMF-së së Kamenicës, Dr. Rabit Dermaku ky komision është takuar me Menaxherin dhe stafin e kësaj qendre si dhe u njohën me punët ,sfidat dhe vështirësitë me të cilat përballët Shtëpia e Komunitetit në Kamenicë.
Përndryshe kjo vizitë është realizuar me rekomandimin e Komisionit Komunal për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, për të parë nga afër mundësitë e hapjes së një qendre të tillë në Viti, pasi që vlerësohet si e nevojshme për personat me nevoja të veçanta të cilët jetojnë në këtë komunë dhe se ajo do të ndikonte në rehabilitimin dhe risocializimin e personave me nevoja të veçanta. /2L ONLINE/