DYLON

Komisioni për Integrime Evropiane mbanë takimin e radhës

Avatar photo Redaksia

Në mbledhjen e Komisionit për Integrime Evropiane , të kryesuar nga kryetarja e Komisionit, Teuta Sahatqija, u shqyrtuan dhe u përkrahën për procedim në seancë plenare pesë projektligje me amendamentet e komisioneve funksionale, nga aspekti i përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së, siç janë: Projektligji Nr. 05/L-22 për Armë, Projektligji për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit Nr. 03/L-246 për Pajisje me Armë, Municion dhe Paisje Përkatëse të Sigurisë për Institucionet e Autorizuara Shtetërore për Siguri, Projektligji Nr. 05/L-29 për Tatimin në të Ardhurat e Korporatave, Projektligji Nr. 05/L-28 për Tatimin në të Ardhurat Personale, si dhe Projektligji Nr. 05/L-37 Për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar.

Ndërkaq, sa i përket Projektligjit Nr. 05/L-15 për Letërnjoftim, Komisioni u dakordua që ky projektligj t’i kthehet komisionit funksional për rishqyrtim, përkatësisht neni 9 i këtij projektligji, që ka të bëjë me identitetin kombëtar.

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.