• INFO+
  • POLITIKË
  • NACIONALE
  • POLICIA
  • OP/ED
  • SPORT
  • ART/KULT
  • SHNETA
  • TJERA+
    • LUGINA
    • GJYKATË/PROKURORI
    • N'RRJET
    • RROTULL
    • MAGAZINA
    • PROMO
    • 2LTV
    • NJOFTIME/SHPALLJE
Nacionale

Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes shqyrtoi Projektligjin për Pensionet e Zyrtarëve Policorë të Policisë së Kosovës 

Redaksia 2LONLINE 29 Nëntor, 2022 2 min
 Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes shqyrtoi Projektligjin për Pensionet e Zyrtarëve Policorë të Policisë së Kosovës 

Në mbledhjen e sotme të Komisionit për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes, kryesuar nga kryetari Bekë Berisha,  u shqyrtua në parim Projektligji për Pensionet e Zyrtarëve Policor të Policisë së Kosovës dhe punonjësit e Inspektoratit Policor të Kosovës me autorizime policore, si nismë legjislative, e iniciuar nga deputetja Ganimete Musliu dhe tetë deputetë tjerë nga grupi parlamentar i PDK-së.

Kryetari i Komisionit, Bekë Berisha, sqaroi se projektligji është dërguar për mendim në Qeveri, mirëpo qeveria nuk ka kthyer ndonjë mendim, andaj sipas Rregullores së Kuvendit projektligji mund të fillojë shqyrtimin në komisionin përkatës. 

Prezantimin e Projektligjit e bëri deputetja Ganimete Musliu, e cila pasi foli për domosdoshmërinë dhe qëllimin e këtij projektligji, shtoi se me këtë projektligj parashihet që policët të kenë pensionim të dinjitetshëm. 

Për rëndësinë e një projektligji të tillë, foli edhe Enver Dugolli, i cili mes tjerash tha se kjo çështje parashihet të rregullohet me Ligjin e Pagave, ndërkaq shtoi se një ligj të tillë në Kuvend do ta sjellë qeveria, përkatësisht ministria e Financave. 

Mirëpo, pas shterimit të diskutimit, kryetari Berisha e hodhi në votim propozimin për procedim të Projektligjit në shqyrtim të parë në seancë të Kuvendit dhe në votim morën pjesë vetëm pesë anëtarë të Komisionit.

Rrjedhimisht nuk pati vendimmarrje për këtë pikë.  /2LONLINE/

Etiketa:Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes pensionet Policisë së Kosovës rekomandojmë zyrtarëve policorë
Previous post
Next post
Lajmet e fundit
Gjilan

LDK-ja tregon se cilat ishin rekomandimet e saja për tatimin në pronë

3 Shkurt, 2023
Shneta

MSH: Kapacitete të shtuara diagnostikuese në Klinikën Radiologjike

3 Shkurt, 2023
Policia

Kërkohet për krime lufte kundër popullsisë civile

3 Shkurt, 2023
Gjilan

Kuvendarët e Gjilanit miratuan kërkesën për lirimin e qytetarëve nga tatimi në

3 Shkurt, 2023
Lajme të ngjashme

LDK-ja tregon se cilat ishin rekomandimet e saja për tatimin në pronë dhe rivlerësimin e vitit 2023

3 Shkurt, 2023

MSH: Kapacitete të shtuara diagnostikuese në Klinikën Radiologjike

3 Shkurt, 2023

Kërkohet për krime lufte kundër popullsisë civile

3 Shkurt, 2023

Ngritja profesionale e ushtarakëve objektivë e FSK-së

3 Shkurt, 2023

Zbardhëllimë (tregimi që u vlerësua me çmimin e dytë)

3 Shkurt, 2023

PDK-ja vlerëson lartë performacën e saj si partner koalicioni që bashkëqeverisë me Vetëvendosjen

3 Shkurt, 2023

Rr. Ahmet Gashi p.n. Gjilan, 60000, Kosovë

+383 44 177 281

[email protected]
[email protected]

Kontakti
Raporto
Media Sociale
Numra me rëndësi
Harta e faqes
Shkruaj për 2LONLINE
Fillimi
Info+
Politikë
Nacionale
Policia
Op/Ed
Sport
Art/Kult
Shneta
Lugina
Gjykatë/Prokurori
N'rrjet
Rrotull
2LTV
Njoftime/Shpallje
Magazina
Promo

Ky portal mirëmbahet nga N.SH. 2lonline.com. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin paraprak nga 2lonline.com. Për shfrytëzimin e materialit të këtij portali, obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

Kushtet e përdorimit
Politikat e privatësisë
Impresum
Marketingu
2010 - 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara | 2lonline.com