/2L ONLINE/ – Grupi Punues i Komisionit për Buxhet dhe Financa i Kuvendit të Republikës së Kosovës në përbërje të Safete Hadergjonaj – zëvndëskryesuese, Besa Gaxherri dhe Labinota Demi, kanë vizituar sot Gjilanin, ku janë pritur nga kreu i Komunës, Lutfi Haziri me bashkëpunëtorët.
Qëllimi i takimit ka qenë për marrjen e komenteve nga komunat për plotësim/ndryshimin e Ligjit për Partneritetet Publike-Private.
Kryetari Lutfi Haziri i uroi mirëseardhje dhe i njoftoi për projektet të cilat janë investuar përmes partneritetit publiko privat në Komunën e Gjilanit.
Haziri tha se këtë vit kemi realizuar një projekt përmes PPP-së për kampusin e shkollave të mesme përmes formës kontraktuale, që është një storie e suksesit për të gjitha komunat e Kosovës, sikurse që ka përmendur edhe partneritetin në kuadër të “Ecohigjiena”.
“Gjilani është në fazën përgatitore të studimit të fizibilitetit, ku në të ardhmen pritet të shpallen disa projekte investive të cilat do të ofrojnë shërbime më të mira për qytetarët si, stadiumi i qytetit, palestrat e sportit, parkingjet, çerdhet etj”, tha Haziri
Nga ana e tyre, anëtaret e Grupit Punues i Komisionit për Buxhet dhe Financa, kanë falënderuar Komunën e Gjilanit, për siç thanë ‘kthimin e përgjigjeve në afat rekord’.
Drejtori për Zhvillim i Gjilanit, Agim Zuzaku, ka kërkuar nga Grupi Punues që me plotësim ndryshimin e ligjit të eliminohen procedurat burokratike, të merren parasyshë investimet në tre nivele dhe të mos vlerësohen njësoj projektet multi milionëshe të qendrës me ato komunale, si bie fjala te Kampusi i shkollave të mesme. /2L ONLINE/