DYLON

Komisioni për Administrimin e Prokurorive zhvilloi takimin e radhës

Komisioni për Administrimin e Prokurorive zhvilloi takimin e radhës
Avatar photo Redaksia

Komisioni për Administrimin e Prokurorive i udhëhequr nga Kryesuesi, prokurori Veton Shabani, ka mbajtur takimin e radhës.

Në fillim të takimit, është prezantuar analiza e ngarkesës me lëndë për periudhën janar – mars 2021 në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit 2020.

EkoHigjiena

Lidhur me standardizimin e politikave në trajtimin e rasteve PPP dhe regjistrave tjerë si dhe monitorimin e aplikimit të formave të shkresave nga ana e prokurorëve, Komisioni u pajtua të realizojë vizita nëpër prokurori për adresimin e çështjeve të lartcekura.

Po ashtu, gjatë këtij takimi u themelua grupi punues për inspektimin e furnizimit me material shpenzues, regjistrim të pasurisë dhe zbatimin e rregullave për qasjen në objekte të sistemit prokurorial nga palët dhe personat zyrtar, i cili do të hartojë Raport dhe të njëjtin do ta prezantojë në Komision.

Në fund të takimit Komisioni u njoftua lidhur me raportimin për herë të parë të  kryeprokurorëve përmes formave të hartuara nga komisioni. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.