DYLON

Komisioni për Administrimin e Gjykatave vizitoi Gjykatën Themelore në Gjilan dhe degët e saj

Komisioni për Administrimin e Gjykatave vizitoi Gjykatën Themelore në Gjilan dhe degët e saj
Avatar photo Redaksia

Nënkryetari i Gjykatës Themelore në Gjilan, Rilind Sermaxhaj priti të mërkurën në një vizitë përfaqësuesitë e Komisionit për Administrimin e Gjykatave në bashkëpunim me Njësinë për Inspektim Gjyqësor.

Në këtë vizitë ishin të pranishëm Arjeta Sadiku, Zëvendëskryesuese e Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Fahret Vellija, Kryetar i Komisionit për Administrimin e Gjykatave, Ahmet Imami, Anëtar i Komisionit për Administrimin e Gjykatave dhe zyrtarë të tjerë nga këshilli.

EkoHigjiena

Kjo vizitë përbën një hap të rëndësishëm drejt përmirësimit të funksionimit të gjykatave, rritjes së transparencës dhe efikasitetit në ofrimin e shërbimeve gjyqësore për qytetarët.

Pas vizitës në Gjykatën Themelore në Gjilan, Komisioni për Administrimin e Gjykatave ka vizituar edhe Degët e Gjykatës Themelore në Kamenicë, Viti dhe Novobërdë. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.