DYLON

Komisioni Parlamentar për Politikë të Jashtme nga Shqipëria vizitoi Ministrinë e Mbrojtjes

Komisioni Parlamentar për Politikë të Jashtme nga Shqipëria vizitoi Ministrinë e Mbrojtjes
Avatar photo Redaksia

Në kuadër të vizitës dyditore në vendin tonë, delegacioni i Komisionit për Politikën e Jashtme të Republikës së Shqipërisë,  kryesuar nga Kryetarja, znj. Mimi Kodheli sot  vizitoi Ministrinë e Mbrojtjes.  Me këtë rast, ata u pritën nga Ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj dhe stafi i lartë i Ministrisë.

Në takimin e realizuar me këtë rast, u diskutua për nivelin e bashkëpunimit dhe planeve konkrete të deritashme mes dy vendeve tona në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes.

EkoHigjiena

Nga Kryetarja Kodheli, njëherit zëvendëspresidente e Asamblesë Parlamentare të NATO-s, u dha zotimi i fuqishëm për mbështetje nga pozicioni i saj në synimet tona në procesin e integrimeve euroatlantike dhe lobimin te vendet mosnjohëse, anëtare të NATO-s.

Ndër shumë çështje tjera të rëndësishme të diskutuara, nga dyja palët u vlerësua nevoja për një qasje dhe bashkëveprim më të shtuar nga dy qeveritë tona, në kontekstin e ri gjeopolitik, si dhe sfidave potenciale që cenojnë mjedisin e sigurisë sonë dhe rajonit në përgjithësi. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.