DYLON

Komisioni parlamentar për Integrim Evropian i Kuvendit të Kosovës ka vizituar Gjilanin

Komisioni parlamentar për Integrim Evropian i Kuvendit të Kosovës ka vizituar Gjilanin
Avatar photo Redaksia

Komisioni parlamentar për Integrim Evropian, në përbërje Arbëreshë Kryeziu Hyseni, Shqipe Isufi e Agon Batusha, kanë vizituar të mërkurën Gjilanin, ku janë pritur nga kryetari i Komunës, Alban Hyseni me bashkëpunëtorët.

Qëllimi i vizitës i anëtarëve të këtij Komisioni ka qenë për ta parë nga afër zbatimin e planit të punës dhe zbatimin e masave që dalin nga Marrëveshja për Stabilizim Asocim (MSA), ku Komunat kanë rol të madh në procesin e integrimeve evropiane.

EkoHigjiena

Kryetari i Komunës, Alban Hyseni, pasi i falënderoi për vizitën, i ka njoftuar ata me progresin dhe sfidat, ndërkaq si sfidë e ka përmendur pjesëmarrjen e ulët të qytetarëve në konsultimet me publikun, të cilën ka konfirmuar se po punohet që të përmirësohet.

Kryetari Hyseni, duke i njoftuar për punën e deritanishme, ka thënë se ndër punët e para që i ka bërë është hapja e dyerve për qytetarët, ku për të diskutuar me ta është caktuar dita e premte, derisa ka theksuar edhe që po punohet në jetësimin e Zonës Ekonomike, ku fillimisht do të bëhet studimi i fizibilitetit, për të shtuar se problemi më i madh aktualisht janë borxhet e mëdha të Komunës.

Në këtë takim, kryetari Hyseni ka njoftuar se po e shqyrtojnë mundësinë që banesat që janë në pronësi të Komunës t’iu ofrohen qifteve të reja me një kosto simbolike të qirasë.

Në këtë takim ka dhënë rezymenë e tij edhe udhëheqësi i Zyrës për Integrime Evropiane në Komunën e Gjilanit, Burim Elezi, i cili pasi i njoftoi për të arriturat dhe sfidat e Komunës për procesin e zbatimit të MSA-së, u është përgjigjur të gjitha interesimeve të anëtarëve të Komisionit për Integrim Evropian.

Ndryshe, anëtarët e Komisionit për Integrime Evropian të Kuvendit të Republikës kanë shfaqur gatishmërinë e bashkëpunimit dhe mbështetjes ndaj Komunës së Gjilanit në aspektet e përmirësimit dhe progresit në procesin e integrimeve evropiane.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.