DYLON

Komisioni Parlamentar për Arsim zgjedh Universitetin e Gjilanit, destinacionin e parë për vizitë

Komisioni Parlamentar për Arsim zgjedh Universitetin e Gjilanit, destinacionin e parë për vizitë
Avatar photo Redaksia

Komisioni Parlamentar për Arsim zgjedh Universitetin Publik “Kadri Zeka”, destinacionin e parë për vizitë në Institucionet e Arsimit të Lartë në Kosovë

Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan është universiteti i parë ne të cilin kanë qëndruar në vizitë anëtarët e Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturë, Rini dhe Sport në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

EkoHigjiena

Rektori i Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, Prof. Asoc. Dr. Artan Dërmaku me bashkëpunëtorë, në takimin me anëtarët e Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturë, Rini dhe Sport, të përbërë nga deputetët Ardian Gola kryetar i Komisionit, Arjeta Rexhepi anëtare dhe Arjeta Fejza anëtare, ku e pranishme në këtë takim ishte edhe  nënkryetarja e Komunës së Gjilanir Leonora Bunjaku Morina, fillimisht i ka njoftuar ata për zhvillimin e Universitetit, që nga themelimi, programet e studimit, aktivitetet, zhvillimet dhe të arriturat e gjithmbarshme.

Qëllimi i kësaj vizite ishte njohja për së afërmi me aktivitetet, punën dhe sfidat me të cilat ballafaqohet Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan.

Rektori Dërmaku theksoi prioritetet e punës së tij, duke theksuar procesin e ri/akreditimit institucional dhe të programeve studimore si dhe zhvillimin e aspektit akademik në ngritjen e cilësisë. Ai theksoi edhe problematikën e buxhetit të ulët të institucionit, si dhe mungesën e kampusit universitar.

Për projektet për të ardhmen, Rektori hasi në mbështetjen e plotë të kryesuesit të komisionit,  Ardian Gola, dhe anëtarëve të tij. Gola theksoi se komisioni do të bashkëpunojë me UKZ-në, por edhe me institucionet e tjera relevante, për të adresuar problematikat, me të cilat po përballet arsimi i lartë, përfshirë UKZ-në si institucion lider.

Më pas të gjithë së bashku kanë vizituar ambientet e UKZ-së për të parë nga afër sallat, kabinetet dhe hapësirat tjera nëpër të cilat zhvillohet procesi mësimor. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.